– Më 22 shtator të vitit 1991, këngëtari Bryan Adams shënoi suksesin e tij më të madh, duke qëndruar për javë të tëra në pozitat e para të top-listave muzikore botërore, me këngën e tij të titulluar ‘Everything I Do, I Do It for You’.
– Në po të njëjtën datë, por të vitit 2018, Paul McCartney ishte në vendin e parë të tabelës amerikane, me solo albumin e tij të 17-të, të titulluar “Egypt Station”.
– Në këtë datë, të vitit 2011, kompania e automobilave ‘SEAT’ njoftoi se kishte kryer një hulumtim për të përcaktuar se cila ishte kënga që dëgjohej më së shumti në vetura. Nga ky hulumtim rezultoi se kënga ‘Bohemian Rhapsody’ e bendit Queen, ishte kënga më e dëgjuar. Pas Queen renditeshin këngët e The Beatles, Coldplay, Rihanna dhe U2.







