– Më 18 shtator të vitit 2014, Taylor Swift u klasifikua në krye të top-listës muzikore amerikane Billboard, falë suksesit të hitit të saj “Shake It Off”.
– Në po këtë datë, por të vitit 1971, rock bendi anglez The Who, arritën të klasifikoheshin në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e tyre të titulluar ‘Who’s Next’.
– Në këtë datë, të vitit 2004, këngëtarja Britney Spears u martua me valltarin Kevin Federline, në një ceremoni private në Los Angeles. Në këtë ceremoni ishin të ftuar vetëm 27 persona, të cilët menduan se do të ishte vetëm një aheng i zakonshëm.







