Shëndeti seksual nuk kufizohet vetëm te mungesa e sëmundjeve apo problemeve seksuale. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), shëndeti seksual përfshin mirëqenien fizike, emocionale, mendore dhe sociale në lidhje me seksualitetin. Kjo nënkupton që shëndeti seksual lidhet edhe me mundësinë për të pasur marrëdhënie të sigurta, të respektueshme dhe pa dhunë, diskriminim apo detyrim. Në këtë kuadër, respekti, pëlqimi dhe autonomia personale konsiderohen pjesë e rëndësishme e mirëqenies seksuale.
Çdo vit, më 4 shtator shënohet ‘Dita Botërore e Shëndetit Seksual’, që synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e të drejtave të secilit, informimit dhe mirëqenies seksuale. Qëllimi i kësaj dite është po ashtu të nxisë edukimin, dialogun dhe veprimin në lidhje me shëndetin dhe të drejtat seksuale. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), shëndeti seksual nuk nënkupton vetëm mungesën e sëmundjeve apo problemeve seksuale. Ai përfshin mirëqenien fizike, emocionale, mendore dhe sociale në lidhje me seksualitetin, si dhe marrëdhënie të sigurta, të respektueshme dhe pa dhunë apo detyrim.
Ndërkohë, sot më 4 shtator, në shumë vende demokratike organizohet një aktivitet ndërkombëtar i fokusuar në rritjen e ndërgjegjësimit për këto çështje. Nisma udhëhiqet nga World Association for Sexual Health (WAS), e cila e shënoi për herë të parë këtë datë në vitin 2010, me synimin për të nxitur edukimin, dialogun dhe veprimin në fushën e shëndetit dhe të drejtave seksuale. Në fokus janë informimi, edukimi dhe krijimi i kushteve që njerëzit të kenë qasje në shërbime dhe informacion të besueshëm për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e tyre.







