– Sot, më 14 shtator në ditëlindjen e saj, përkujtojmë këngëtaren e ndjerë Amy Winehouse, e cila lindi në vitin 1983. Winehouse ndërroi jetë në vitin 2011.
– Më 14 shtator të vitit 2004, rok bendi kanadez Arcade Fire publikuan albumin e tyre debutues, të titulluar ‘Funeral’.
– Në këtë datë, të vitit 1984, u mbajt ceremonia e parë e ndarjes së çmimeve ‘MTV Video Music Awards’. Ishte këngëtarja e famshme Madonna ajo që e hapi këtë ceremoni me këngën e saj ‘Like a Virgin’.
– Më 14 shtator të vitit 1974, këngëtari Eric Clapton ishte në pozitën e parë të këngëve më të mira në Amerikë, me këngën e titulluar ‘I Shot the Sheriff’. Kjo këngë ishte shkruar nga Bob Marley.







