– Sot, më 8 shtator, feston ditëlindjen këngëtarja Pink. Emri i saj i vërtetë është Alicia Moore e lindur në vitin 1979.
– Më 8 shtator të vitit 1990, Jon Bon Jovi kryesoi top-listën Billboard Hot 100 me solo këngën e tij debutuese, të titulluar “Blaze of Glory”.
– Në këtë datë, të vitit 1968, bendi The Beatles performuan këngën “Hey Jude” në shfaqjen televizive britanike ‘Frost’, para një audience të madhe.
– Në këtë datë, të vitit 1984, Stevie Wonder arriti të klasifikohej në vendin e parë të top-listave muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, me baladën e tij “I Just Called to Say I Love You”.







