– Sot, me 30 gusht, feston ditëlindjen këngëtarja me famë botërore e me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, e lindur në vitin 1989, në New York.
– Më 30 gusht, të vitit 2019, këngëtarja Lana Del Rey publikoi studio albumin e saj të gjashtë me radhë, të titulluar “Norman F**king Rockwell!”.
– Në po këtë datë, të vitit 2018, këngëtarja Ariana Grande ishte në pozitën e parë të albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me studio albumin e saj të katërt me radhe, të titulluar ‘Sweetener’. Në këtë album ajo kishte bashkëpunime me Pharrell Williams, Nicki Minaj dhe Missy Elliott. Me albumin ‘Sweetener’, Ariana fitoi çmimin ‘Grammy’, për albumin më të mirë pop.







