Edhe kjo javë që po e lëmë pas na solli shumëçka nga teknologjia. Apple mund të ndryshojë strategjinë për lansimin e serisë iPhone 18. Sipas raportimeve të mediave globale të teknologjisë, në shtator mund të prezantohen vetëm modelet Pro, Pro Max dhe Ultra, ndërsa modeli bazë iPhone 18, mund të shtyhet për dalje në treg në fillim të vitit 2027.
Ndërkohë, OpenAI ka zgjeruar reklamat në versionin falas të ChatGPT në 31 vende evropiane, ndërsa përdoruesit e planit Go pritet të përballen gjithashtu me ndryshime.
Në botën e robotikës, humanoidi “Lightning” ka përshkuar 100 metra për 9.32 sekonda, duke kaluar rekordin 9.58 sekonda të Usain Bolt.
Robotika po avancon edhe në shëndetësi, ku në SHBA është autorizuar “Aletta”, një robot që ndihmon në marrjen e mostrave të gjakut, ndërsa në Britani po diskutohet kufizimi i syzeve inteligjente të Meta-s në kinema, për shkak të kamerave të integruara.







