– Me 18 gusht, të vitit 2014, albumi ‘X’ nga Ed Sheeran qëndroi për tetë javë në vendin e parë në tabelën e top listave muzikore të Mbretërisë së Bashkuar.
– Në këtë datë, të vitit 1986, Bon Jovi lansoi studio albumin e tij të tretë me radhë, të titulluar ‘Slippery When Wet’, që arriti të klasifikohet në pozitën e parë në top listat muzikore në SHBA.
– Me 18 gusht, të vitit 1998, metal bendi Korn, publikuan studio albumin e tyre të tretë me radhë, të titulluar ‘Follow the Leader’.
– Me 18 gusht, të vitit 1992, vokalisti i bendit Nrivana, Kurt Cobain, u bë baba për herë të parë. Gruaja e tij, njëherit dhe këngëtarja Courtney Love, solli në jetë vajzën e tyre Frances Cobain.







