Malet mbulojnë rreth 27% të sipërfaqes tokësore të Tokës dhe janë shtëpi për rreth 1.1 miliard njerëz ose afërsisht 15% të popullsisë së botës. Sot me 11 gusht shënohet ‘Dita e Maleve’, që na fton të kthejmë vëmendjen te malet, bukuria e tyre dhe rëndësia që kanë për jetën tonë. Malet janë ndër pasuritë më të çmuara natyrore, duke ofruar peizazhe të jashtëzakonshme, biodiversitet të pasur dhe hapësira për aktivitete sportive e rekreative.
Kjo ditë u vendos nga ‘Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara’ më 20 dhjetor 2002, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e maleve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave malore.
Viti 2002 solli në vëmendje globale çështje që lidhen me jetën e komuniteteve malore, mbrojtjen e ekosistemeve, burimet ujore dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike.
Malet janë burim i 60–80% të ujërave të ëmbla në botë. Për këtë arsye shpesh quhen ‘kullat e ujit’ të planetit. Gjithashtu janë shtëpi për shumë lloje të bimëve dhe kafshëve dhe luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrit të ekosistemeve. Prandaj, le të kujtojmë se malet nuk janë vetëm pjesë e peizazhit tonë, por burime jete që duhet t’i duam, t’i eksplorojmë dhe mbi të gjitha, t’i mbrojmë.







