Nxënësit nga Kosova kanë shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Olimpiadën Ndërkombëtare të Shkencës dhe Inovacionit ‘NEO Science Olympiad 2026’, e cila u mbajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata u dalluan mes pjesëmarrësve nga shumë vende të botës, duke fituar çmime prestigjioze “Best of the Best” për rezultatet e tyre në nivel ndërkombëtar. Katër nxënës nga Kosova u renditën mes më të mirëve në disiplinat e ndryshme të olimpiadës. Me medaljen e artë “Best of the Best – Science” u vlerësuan Vesa Kiçmari, nxënëse e klasës së tetë nga Prishtina dhe Kaon Emerllahu, nxënës i klasës së tretë nga Fushë Kosova.
Po ashtu, Dion Gashi, nxënës i klasës së shtatë nga Suhareka, fitoi medaljen e artë në kategorinë “Best of the Best – AI Prompt Challenge”, ndërsa Almir Kurtulaj, nxënës i klasës së nëntë nga Prishtina, u shpërblye me çmimin “Best of the Best – Do It Yourself Challenge”.
Nxënësit kosovarë u vlerësuan në fushat e shkencës, inteligjencës artificiale (AI) dhe inovacionit praktik. NEO Science Olympiad njihet për nga garat ndërkombëtare që promovon shkencën, inovacionin dhe aftësitë krijuese të të rinjve. Çmimet “Best of the Best” u ndahen garuesve që arrijnë rezultate të jashtëzakonshme dhe dallohen për performancën e tyre në kategori të ndryshme.







