Barazia gjinore mbetet një nga shtyllat kryesore të të drejtave të njeriut dhe demokracisë dhe mbetet një proces që kërkon angazhim të vazhdueshëm nga institucionet, organizatat dhe shoqëria në tërësi. Sigurimi i mundësive të barabarta për gratë dhe burrat nuk është vetëm çështje drejtësie, por edhe një faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, përparimin shoqëror dhe forcimin e demokracisë.
Çdo vit, më 26 gusht, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënohet “Dita Kombëtare e Barazisë së Grave”, e cila përkujton përparimin e të drejtat e grave dhe rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve për barazi. Kjo ditë lidhet me miratimin e Amendamentit të 19-të të Kushtetutës së SHBA-së në vitin 1920, i cili u dha grave të drejtën e votës. Ky zhvillim përfaqësoi një kthesë të rëndësishme në historinë e të drejtave të grave dhe në pjesëmarrjen e tyre në jetën demokratike.
Ndërsa ‘Dita Kombëtare e Barazisë së Grave’, u shpall zyrtarisht në vitin 1971, pas një nisme të kongresistes Bella Abzug, ndërsa kjo ditë që nga viti 1973, shënohet me aktivitete që promovojnë barazinë gjinore dhe vlerësojnë arritjet e grave.
Dita e sotme është një kujtesë se arritjet e së kaluarës duhet të na shërbejnë si bazë për të ndërtuar një të ardhme ku çdo grua dhe vajzë ka mundësi të barabarta për të kontribuar dhe për të realizuar potencialin e saj.







