Nga sezoni i ri 2026/27, Premier Liga ka vendosur zyrtarisht ndalimin e shfaqjes së logove të kompanive të basteve në pjesën e përparme të fanellave të klubeve.
Për herë të parë pas shumë vitesh, asnjë nga 20 skuadrat e kampionatit anglez nuk do të ketë një kompani bastesh si sponsor kryesor në fanellë. Ky vendim konsiderohet një nga ndryshimet më të mëdha në aspektin tregtar të futbollit anglez.
Mjafton të kujtojmë se në sezonin 2025/26, plot 11 nga 20 klubet kishin sponsor kryesor një kompani bastesh sportive.
Me hyrjen në fuqi të rregullit të ri, ky model bashkëpunimi merr fund, duke mbyllur një epokë të dominimit të industrisë së basteve në fanellat e Ligës Premier.







