Ylli britanik i boksit, Anthony Joshua do të bëj rikthimin e tij të madh në ring pas një pauze emocionale dhe fitores ndaj Jake Paul. Të shtunën, më 25 korrik, ai do të përballet me boksierin shqiptar Kristian Prenga, në Jeddah Superdome të Arabisë Saudite.
Meçi kryesor i mbrëmjes, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën DAZN nga ora 23:00 (me kohën tone lokale), është vendimtar për Joshuan, një fitore i hap atij rrugën e super-përballjes së shumëpritur me Tyson Furyn.
Megjithëse ish-kampioni i botës hyn si favorit i padiskutueshëm, Kristian Prenga vjen me një bilanc frikësues prej 20 fitoresh, të gjitha me nokaut dhe vetëm një humbje. Boksieri shqiptar, 196 cm i gjatë, premton se do të shkaktojë surprizën e vitit: “Nëse mendojnë se jam thjesht një pengesë e lehtë para Furyt, kanë bërë një gabim të madh. Do t’ua prish planet dhe do ta befasoj botën këtë korrik!” – deklaroi Prenga.
Mbrëmja përmban gjithsej 13 duele spektakolare, por të gjithë sytë do të jenë te përplasja mes Joshuas dhe Prengës.







