Kupa e Botës hyn sot në fazën më emocionuese të saj, teksa nisin përballjet çerekfinale që do të përcaktojnë katër kombëtaret gjysmëfinaliste.
Megjithatë, kjo fazë do të zhvillohet pa disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror. Brazili dhe Portugalia janë eliminuar në 1/16 e finales, duke i dhënë fund ëndrrës së dy prej favoritëve për titull. Brazili u befasua nga Norvegjia, ndërsa Portugalia u ndal nga Spanja në një duel iberik shumë të luftuar.
Tetë skuadrat që vazhdojnë garën për trofeun janë: Franca, Maroku, Spanja, Belgjika, Norvegjia, Anglia, Argjentina dhe Zvicra.
Sot zhvillohet çerekfinalja e parë, ku Franca përballet me Marokun në Boston, në një sfidë që rikthen kujtimet e gjysmëfinales së Botërorit 2022.
Programi i plotë i çerekfinaleve:
- 9 korrik: Francë – Marok
- 10 korrik: Spanjë – Belgjikë
- 11 korrik: Norvegji – Angli
- 11 korrik: Argjentinë – Zvicër
Me eliminimin e Brazilit dhe Portugalisë, gara për titull është bërë edhe më e paparashikueshme, ndërsa kombëtare si Maroku dhe Norvegjia synojnë të vazhdojnë surprizat e këtij Botërori.







