– Më 15 korrik, të vitit 2015, këngëtari Robbie Williams bëri një paraqitje surprizë në një ankand bamirësie, ku arriti të shes disa gjëra personale, si tekste të shkruara me dorë dhe kostume. Ankandi mblodhi mbi 177.300 dollarë.
– Më 15 korrik, por të vitit 2018, kënga ‘November Rain’ e interpretuar nga grupi Guns N’ Roses, u bë video e parë e viteve të ’90-ta, që kaloi një miliardë klikime, në kanalin YouTube. Videoja tjetër më e shikuar e viteve të ’90-ta, ishte ‘Zombie’ e interpretuar nga The Cranberries, me mbi 739 milionë klikime.
– Më 15 korrik, të vitit 1972, këngëtari Elton John filloi një garë pesë javore në vendin e parë, në tabelën e albumeve amerikane, me albumin e tij të pestë “Honky Chateau”. Albumi u titullua sipas kështjellës franceze, të shekullit të 18-të, ku edhe u incizua albumi.







