Edhe sot na pret një ditë interesante e fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026. Në program janë disa përballje, duke filluar me takimin në mes të Meksikës dhe Koresë së Jugut, ndeshje kjo e cila fillon në orën 03:00.
Termini 00:00 i kohës lokale, është ndarë përballjes Kanada-Katar, ndërkohë nga ora 21:00 do të shohim përballje në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Australisë. Kampionati Botëror 2026 është edicioni i parë me 48 kombëtare pjesëmarrëse dhe organizohet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika.
Turneu ka filluar me 11 qershor dhe do të kulmojë me finalen e madhe më 19 korrik.







