Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Ferizaj, në bashkëpunim me Shkollën e Arteve “Çesk Zadeja”, ka realizuar projektin sensibilizues “Errësira–Drita”, në kuadër të fushatës kundër përdorimit të drogës tek të rinjtë.
Gjatë aktivitetit, zyrtarët policorë mbajtën një ligjëratë vetëdijesuese për pasojat e përdorimit të drogave, ndërsa nxënësit prezantuan punime artistike me mesazhe kundër dukurive negative dhe në mbështetje të një jete të shëndetshme.
Nga punimet e ekspozuara u përzgjodhën tri pikturat më të mira, ndërsa fituesit u shpërblyen me dhurata simbolike nga policia.
Projekti “Nga Errësira në Dritë”, i nisur në fund të prillit të këtij viti (2026), është realizuar edhe në Shkollën e Arteve Aplikative “Odhise Paskali” dhe Shkollën e Mesme të Ulët “Lidhja e Pejës”, me qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve kundër përdorimit të drogës.







