Sot shënohet “Dita Botërore e Punëtorëve të Higjienës”, një ditë e veçantë kushtuar të gjithë punëtorëve të pastrimit që, me përkushtim dhe punë të palodhur, kontribuojnë çdo ditë për qytete më të pastra, më të sigurta dhe më të shëndetshme për të gjithë.
Kjo ditë ka për qëllim të vlerësojë dhe të nderojë burrat dhe gratë që kujdesen për higjienën publike, shpesh duke punuar në kushte të vështira dhe larg vëmendjes së publikut. Përmes angazhimit të tyre të vazhdueshëm, ata luajnë një rol të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e shëndetit publik, ruajtjen e mjedisit dhe funksionimin normal të jetës urbane.
“Dita Botërore e Punëtorëve të Higjienës” shërben edhe si një kujtesë e rëndësishme se çdo komunitet i pastër dhe funksional mbështetet në punën e tyre, të cilët kujdesen për menaxhimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e higjienës urbane.







