Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka hapur thirrje publike për individët që duan të avancojnë profesionalisht në fushën e trashëgimisë kulturore. Përmes kësaj thirrjeje, do të mbështeten programe të nivelit bachelor, master, doktoratë, postdoktoratë, trajnime dhe programe të specializuara profesionale, brenda dhe jashtë vendit.
Sipas njoftimit të ministrisë, përparësi do t’u jepet kandidatëve që ndjekin fusha kyçe për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, përfshirë arkitekturën konservuese, restaurimin, arkeologjinë, muzeologjinë, antropologjinë kulturore, turizmin kulturor dhe digjitalizimin e trashëgimisë. Vlera maksimale e mbështetjes financiare arrin deri në 15,000 euro për vitin akademik 2026/2027.
Të interesuarit mund të aplikojnë deri më 5 qershor 2026, ora 16:00.







