‘Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve’ e cila shënohet sot, përfaqëson një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për njerëzit që çdo ditë në punën e tyre, mund të përballen me rrezikun për të shpëtuar jetë, prona dhe mjedisin.
Origjina e shënimit të kësaj dite, lidhet me një ngjarje tragjike në Australi në vitin 1998, kur pesë zjarrfikës humbën jetën gjatë një zjarri të madh pyjor. Kjo humbje tronditi komunitetin ndërkombëtar dhe çoi në krijimin e një dite të veçantë për të nderuar të gjithë ata që rrezikojnë jetën në këtë profesion të vështirë.
Roli i zjarrfikësve shkon shumë përtej fikjes së zjarreve. Ata janë shpesh të parët që reagojnë në aksidente rrugore, fatkeqësi natyrore, përmbytje, tërmete dhe situata të tjera emergjente.
Sakrifica dhe përkushtimi i zjarrfikësve meriton jo vetëm një ditë në kalendar, por vlerësim të vazhdueshëm nga shoqëria në tërësi.







