Është ndarë nga jeta Astrit Dushi Titi, një nga njerëzit që për 17 vite ishte pjesë e zërit dhe shpirtit të Radio KFOR-it. Një profesionist i vërtetë, një koleg i qetë, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë, la gjurmë të pashlyeshme në çdo hap të punës së tij.
Që nga viti 1999, ai ka lënë vulën e tij në programin e radios, duke u bërë pjesë e pandashme e historisë dhe identitetit tonë muzikor. Me përkushtim dhe dashuri për muzikën, ai ndikoi në formësimin e një programi që u bë i dashur për dëgjuesit për vite me radhë.
Nga sot, mungesa e tij do të ndihet thellë, por kujtimi për të mbetet do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë kolegëve nga ekipi i Radio KFOR-it.
Lamtumirë, Titi. Zëri yt dhe puna jote do të jetojnë gjithmonë me ne.







