Zhvillimet e fundit në teknologji dhe shkencë po vazhdojnë të sjellin ndryshime të rëndësishme si në jetën e përditshme, ashtu edhe në industrinë globale.
Kompania Redmi ka njoftuar se po punon në modele të reja telefonash me bateri deri në 10,000 mAh dhe me karikim të shpejtë. Megjithatë, këto pajisje mund të mos dalin në treg në Evropë për shkak të rregullave të reja evropiane për bateritë.
Bashkimi Evropian ka vendosur që nga viti 2027 telefonat mobil duhet të kenë bateri lehtësisht të zëvendësueshme, me qëllim uljen e kostove të riparimit dhe reduktimin e mbetjeve elektronike. Kjo pritet të ndikojë ndjeshëm në dizajnin e pajisjeve të ardhshme.
Ndërkohë, inovacionet në fushën e inteligjencës artificiale po shtrihen edhe në sektorin e turizmit. Në Itali, po testohet një robot guidë që do të ndihmoj vizitorët gjatë vizitave nëpër muze.
Në fushën e shkencës, këtë javë studiuesit kanë publikuar hartën më të madhe 3D të universit ndonjëherë, e cila përfshin mbi 47 milionë galaksi. Ky projekt synon të ndihmojë në kuptimin më të thellë të energjisë së errët dhe zgjerimit të universit.







