Në mbarë botën sot shënohet ‘Dita Botërore të Astmës’, një iniciativë globale që synon të rrisë ndërgjegjësimin për këtë sëmundje kronike të mushkërive që prek miliona njerëz, përfshirë një numër të madh të fëmijëve.
Kjo ditë vë theksin te rëndësia e diagnostikimit të saktë dhe kontrollit të rregullt mjekësor. Edhe pse astma nuk mund të shërohet plotësisht, me mjekimin e duhur dhe shmangien e faktorëve rreziqe si ndotja e ajrit apo alergenët, personat e prekur mund të bëjnë një jetë aktive dhe pa kufizime.
Radio KFOR-i i bashkohet thirrjes së ekspertëve shëndetësorë për më shumë kujdes ndaj shëndetit respirator. Mbrojtja e mjedisit dhe ajri i pastër janë hapat e parë drejt një frymëmarrjeje më të lehtë për të gjithë.







