– Me 27 maj, të vitit 1992, George Michael dhe Elton John, ishin në pozitën e parë në top listat muzikore amerikane dhe britanike, me këngën e titulluar ‘Don’t Let The Sun Go Down On Me’. Të gjitha të ardhurat nga kjo këngë, shkuan për bamirësi.
– Në këtë datë, të vitit 2012, këngëtarja Lady Gaga, u detyrua të anulojë koncertin e saj në Xhakarta të Indonezisë, pas shumë protestave të qytetarëve atje kundër këtij koncerti, sepse sipas protestuesve, këngët e saja ishin në ‘kundërshtim me vlerat dhe traditat e vendit në fjalë’.
– Në këtë datë, të vitit 2022, kënga e titulluar ‘Running Up That Hill’ e interpretuar nga këngëtarja Kate Bush u rikthye në top listat muzikore botërore në pozitën e parë.
Kënga ishte hit i vitit 1985, por gëzoi ri-popullaritet, pasi ishte kolonë zanore e serialit shumë të popullarizuar të realizuar nga Netflix, ‘Stranger Things’.







