– Me 25 maj, të 1997, Elvis Presley u shpall artisti me shitjet më të mëdha në botë pas vdekjes së tij, plot 20 vjet pasi kishte ndërruar jetë. Në atë kohë, ikona e rock’n’roll-it vazhdonte të kishte qindra klube aktive të fansave, ndërsa shitjet globale të muzikës së tij kishin kaluar qindra miliona kopje.
– Në po këtë datë, të vitit 1985, albumi i pestë i Dire Straits, i titulluar ‘Brothers in Arms’, filloi rrugëtimin 14-javor në krye të top listës muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Duke qenë gjithashtu një nga albumet më të shitur në mbarë botën, albumi ‘Brothers in Arms’ kaloi nëntë javë në krye të Billboard Hot 200.
– Në po këtë datë, të vitit 1998, bendi britanik Coldplay publikoi incizimin e tyre të parë, një EP të titulluar ‘Safety’. Ky publikim përmbante tri këngë, të titulluara ‘Bigger Stronger’, ‘No More Keeping My Feet on the Ground’ dhe ‘Such a Rush’.







