– Më 30 prill, të vitit 1977, Led Zeppelin vendosën një rekord të ri botëror për numrin e spektatorëve në një koncert, kur performuan para 76,229 njerëzve në Pontiac Silverdome në Pontiac. Rekordi i mëparshëm mbahej nga The Who, të cilët kishin mbledhur 75,962 spektatorë në të njëjtin stadium.
– Më 30 prill, të vitit 1991, ka lindur reperi dhe producenti amerikan, Travis Scott. Ai është krijues i hiteve si “Sicko Mode” dhe “Goosebumps”, duke u bërë një nga emrat më të mëdhenj në hip-hop me performancat e tij energjike dhe stilin unik.
– Më 30 prill, të vitit 1983, Michael Jackson qëndroi për 3 javë në pozitën e parë, në tabelën e këngëve më të mira, me këngën e tij ‘Beat It’, që ishte pjesë e albumit të tij të tretë me radhë ‘Thriller’.
– Data 30 prill, e vitit 2004, shënoi paraqitjen e fundit publike të këngëtarit Ray Charles, në një studio në Los Angelos. Me datën 10 qershor, të po atij viti, ikona e muzikës amerikane, Ray Charles, ndërroi jetë, në shtëpinë e tij në Beverly Hills, në Kaliforni. Shkak ishin komplikime nga sëmundja e mëlçisë. Ray ndërroi jetë në moshën 73 vjeçare.







