– Me 5 maj, të vitit 1992, Radiohead publikuan ‘The Drill EP’. Në atë kohë, grupi ende quhej On a Friday kur regjistruan këngët për këtë EP, ndërsa një muaj më vonë ata e ndryshuan emrin e tyre në Radiohead.
– Në po këtë datë, të vitit 1956, kënga nga ‘Heartbreak Hotel’ nga Elvis Presley u rendit në vendin e parë në top listën e Billboard Hot 100 në Shtetet e Bashkuara, duke u bërë hit-i i tij i parë që arriti këtë pozitë si dhe një nga këngët më të shitura të vitit.
– Në po këtë datë, të vitit 1988, ka lindur diva e muzikës bashkëkohore Adele. Në vitin 2011, Adele u bë artistja e parë që arriti të ketë 5 hite, në të njëjtën kohë, në top listat muzikore në Angli.







