– Me 4 maj, të vitit 1973, rock grupi legjendar Led Zeppelin hapi turneun në Atlanta, Georgia. Turneu përbëhej nga 34 koncerte të planifikuara, duke u bërë si një nga “turnetë me fitimet më të mëdha në historinë e rock and roll‑it në Shtetet e Bashkuara”.
– Në po këtë datë të vitit 2008, albumi ‘Hard Candy’ i këngëtares Madonna zuri vendin e parë në top listat e albumeve më të mira në Mbretëri të Bashkuar, derisa kënga ‘4 Minutes’, bashkëpunim i Madonna me Justin Timberlake, po kryesonte top listën e këngëve britanike.
– Në po këtë datë, të vitit 1959, në Los Angeles është mbajtur ceremonia e parë e ndarjes së çmimeve Grammy. Dy ceremoni të veçanta, u mbajtën njëkohësisht në të njëjtën ditë, njëra në Beverly Hills, të Kalifornisë dhe tjetra në Hotel Park Sheraton, në New York. Kjo ceremoni tani e përvitshme, shpërblen arritjet muzikore të këngëtarëve.







