– Me 2 maj, të vitit 1995, albumi i 11-të me radhë i rock bendit Pink Floyd, i titulluar ‘The Wall’, mori certifikimin Diamond nga The Recording Industry Association of America (RIAA), pasi kaloi shitjen e 10 milion kopjeve vetëm në SHBA.
– Në po këtë datë, të vitit 1985, ka lindur këngëtarja dhe njëherit kantautorja, Lily Allen. Ajo u bë e njohur me këngën ‘Smile’, e cila kryesoi top listën britanike në vitin 2006.
– Me 2 maj, të vitit 2020, Dua Lipa ishte në pozitën e parë të albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e saj ‘Future Nostalgia’. Me këtë album, Lipa u shpërblye me shumë çmime, përfshirë edhe me çmimet ‘Album i Vitit’ në Brit Awards dhe ‘Albumi më i Mirë Pop-Vokal’ (Best Pop Vocal Album) në Grammy Awards.







