Sot, më 8 prill, në mbarë botën shënohet “Dita Ndërkombëtare e Romëve”, e dedikuar për të nderuar historinë, kulturën dhe kontributin e komunitetit rom si dhe për të rritur ndërgjegjësimin për sfidat me të cilat ata përballen. Kjo ditë u shpall në nder të Kongresit të parë Botëror të Romëve, i mbajtur në vitin 1971. “Dita e Romëve” shërben gjithashtu si një kujtesë për rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut dhe luftës kundër diskriminimit. Institucionet dhe organizatat ndërkombëtare bëjnë thirrje për politika më gjithëpërfshirëse dhe për përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetin rom, pasi ky komunitet në shumë vende vazhdon të përballen me sfida në arsim, punësim dhe përfshirje sociale.
Le të na shërbej kjo ditë për reflektim dhe angazhim për një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë.







