– Më 8 prill, të vitit 2016, Alex Turner arriti për herë të shtatë radhazi në vendin e parë të top listës së albumeve në Mbretërinë e Bashkuar me “Everything You’ve Come to Expect”, nga grupi “The Last Shadow Puppets”. Përveç kësaj, të pesë albumet e tij me Arctic Monkeys gjithashtu debutuan në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar.
– Në këtë datë, të vitit 1989, Roxette arritën në vendin e parë në tabelën e këngëve më të dëgjuara në SHBA me këngën “The Look”, hitin e parë të tyre që kryesoi në SHBA.
– Me 8 prill, të vitit 2003, vajza e Elvis Presly-t, Lisa publikoi solo albumin e saj ‘To Whom It May Concern’. Ky album arriti në pozitën e parë në top listat amerikane.
– Në këtë datë, të vitit 2006, grupi The Rolling Stones, e mbajtën koncertin e tyre të parë në Kinë.
– Me 8 prill, të vitit 2003, anëtarja e bendit Spice Girls, Emma Bunton arriti në pozitën e parë në Angli me këngën e saj ‘What took you so long’.







