Kosova U19 nis rrugëtimin në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2026” me një përballje të rëndësishme në transfertë ndaj Armenisë U19. Ndeshja e parë e këtij cikli do të zhvillohet sot, me 24 mars, nga ora 11:00, në Armeni, ku “Dardanët” e rinj synojnë ta nisin kampanjën me rezultat pozitiv dhe të marrin pikë të vlefshme që në start.
Ekipi i Kosovës pritet të mbështetet në një grup lojtarësh të talentuar dhe në formë të mirë, ndërsa Armenia do të kërkojë të shfrytëzojë avantazhin e terrenit vendas. Ky duel vlerësohet mjaft i rëndësishëm për ecurinë në grup, me të dyja skuadrat që hyjnë në fushë me synimin për një fillim sa më të suksesshëm të kualifikimeve.







