Xhazi konsiderohet një nga format më të lira dhe kreative të muzikës, që ka lindur nga përzierja e kulturave dhe historive të ndryshme. Ai simbolizon lirinë e shprehjes, improvizimin dhe dialogun mes njerëzve, duke kapërcyer kufijtë gjuhësorë dhe kulturorë. Për të vlerësuar këtë zhanër muzikor, çdo vit me 30 prill, shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Muzikës Xhaz’, një iniciativë globale e udhëhequr nga UNESCO, që feston fuqinë e muzikës xhaz për të bashkuar njerëzit dhe për të promovuar paqen, dialogun dhe diversitetin kulturor. Kjo ditë u shpall zyrtarisht në vitin 2011, me mbështetjen e artistit legjendar Herbie Hancock, i cili është një nga ambasadorët kryesorë të kësaj nisme.
Që nga ajo kohë, çdo vit në këtë datë organizohen koncerte, aktivitete edukative dhe performanca në qindra qytete të botës.







