Sot, të gjithë bashkohemi për të shënuar Ditën e Tokës (Earth Day), një moment reflektimi dhe veprimi për planetin që na jep gjithçka.
Mbrojtja e mjedisit nuk është thjesht një detyrë qytetare, por një domosdoshmëri për të siguruar një të ardhme të shëndetshme për brezat që vijnë. Për ta ruajtur ambientin ku jetojmë, me tre hapa të vegjël, mund të përmirësojmë gjithçka: Kursimi i energjisë, duke ripërdorur dhe ricikluar plastikën dhe duke mbjellë pemë.
Çdo gjest i vogël sot, qoftë një pleh i hedhur në vendin e duhur apo një pemë e mbjellë, është një investim në jetën tonë të përbashkët. Planeti ynë është i vetmi që kemi. Le ta duam, ta respektojmë dhe ta mbrojmë siç duhet, çdo ditë, jo vetëm sot.







