Sot, bota bashkohet për të shënuar ‘Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin’, një ditë e caktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të nxitur pranimin e personave me autizëm në shoqëri.
Autizmi nuk është një sëmundje, por një gjendje zhvillimore që zgjat gjatë gjithë jetës dhe që ndikon në mënyrën se si një person komunikon dhe ndër vepron me të tjerët. Është thelbësore që personat me autizëm të kenë qasje të barabartë në arsim, punësim dhe jetë shoqërore. Diagnostikimi i hershëm dhe ndërhyrjet profesionale janë çelësi për zhvillimin e potencialit të plotë të personave me autizëm.
Ngjyra e kaltër është simbol i kësaj dite, duke përfaqësuar qetësinë dhe pranimin. Kështu që, nëse shihni ndërtesa të ndriçuara me të kaltër ose njerëz që mbajnë këtë ngjyrë sot, mbani mend se kjo është një shenjë mbështetjeje për miliona individë anembanë botës që përballën me autizëm.







