Sipas ekspertëve të shëndetit publik, megjithëse tuberkulozi është i shërueshëm dhe parandalues, ai vazhdon të jetë një problem serioz global, sidomos në vendet me burime të kufizuara shëndetësore. Simptomat më të zakonshme përfshijnë kollë të vazhdueshëm, temperaturë, djersitje gjatë natës dhe humbje peshe. Sot shënohet ‘Dita Botërore e Tuberkulozit’, një ditë ndërkombëtare që synon të rrisë ndërgjegjësimin për një nga sëmundjet infektive më të vjetra dhe ende më të përhapura në botë. Kjo ditë shënohet çdo vit më 24 mars, në kujtim të zbulimit të bakterit që shkakton tuberkulozin, e zbuluar nga shkencëtari gjerman Robert Koch, në vitin 1882.
Organizatat shëndetësore në mbarë botën theksojnë rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, trajtimit të duhur dhe parandalimit të përhapjes së sëmundjes. Tuberkulozi prek kryesisht mushkëritë, por mund të dëmtojë edhe pjesë të tjera të trupit nëse nuk trajtohet në kohë.
‘Dita e Tuberkulozit’ shërben si një kujtesë se lufta kundër kësaj sëmundjeje kërkon bashkëpunim global, investime në sistemet shëndetësore dhe ndërgjegjësim të vazhdueshëm në komunitet.







