Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme që lidhen me sigurinë në trafik dhe veprimet policore në vend, të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Ndërkohë, janë regjistruar 15 aksidente me persona të lënduar si dhe janë shënuar 29 aksidente të tjera me dëme materiale.
Policia e Kosovës po vazhdon me zbatimin e rregullave në komunikacion dhe brenda një dite, ka shqiptuar 2.455 gjoba trafiku. Në të njëjtën kohë, policia ka arrestuar 19 persona për raste të ndryshme, ndërsa 8 prej tyre janë ndaluar dhe dërguar në mbajtje.







