Kampi Bondsteel ka shpallur konkurs për pozitën Koordinator për Ndërlidhje në Siguri (Security Liaison Coordinator), në kuadër të Drejtorisë së Planeve dhe Operacioneve (DSPO).
Roli dhe përgjegjësitë për këtë pozitë janë; ndërlidhje në siguri, angazhim në koordinimin dhe mbështetjen e aktiviteteve që lidhen me programet e sigurisë, përfshirë sigurinë fizike, masat kundër terrorizmit, mbrojtjen e forcës (force protection) dhe sigurinë operative.
Kandidatët duhet të kenë këto kualifikime:
- Arsim të mesëm me trajnim profesional në fushën e sigurisë, zbatimit të ligjit, hetimeve, mbrojtjes së forcës ose fusha të ngjashme;
- Patentë shoferi valid të kategorisë B;
- Së paku katër (4) vite përvojë pune në programe që lidhen me sigurinë (siguri fizike, siguri e personelit, kundër-terrorizëm, siguri operative apo aktivitete ndërlidhëse në siguri).
Sa i përket gjuhëve, kërkohet njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze si dhe njohuri e mirë e gjuhës shqipe dhe serbe. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testimit të njohurive gjuhësore.
Paga mujore bazë për këtë pozitë është 2,401.77 euro. Përfitimet përfshijnë sigurim shëndetësor grupor, 24 ditë pushim vjetor, deri në 7 ditë pushim special dhe deri në 11 ditë festash zyrtare në vit.
Kontrata fillestare do të jetë 12-mujore, me mundësi vazhdimi në varësi të performancës dhe nevojave operative.
Para konfirmimit të punësimit, kandidati i përzgjedhur duhet të kalojë me sukses verifikimin e sigurisë dhe kontrollin mjekësor të organizuar nga KFOR.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
Për informata shtesë rreth kësaj pozite, vizitoni faqen https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-local/security-liaison-coordinator
Aplikimet do të pranohen nga data 24 shkurt deri më 10 mars 2026, përmes e-mailit: recruitment@hq.kfor.nato.int.
Nëse keni përvojë në fushën e sigurisë dhe dëshironi të kontribuoni në një mision paqësor ndërkombëtar, aplikoni tani!






