Një set i mirë i DJ-ve mund të bashkojë njerëz nga kultura, gjuhë dhe vende të ndryshme. Sot, më 9 mars shënohet ‘Dita Botërore e DJ-ve’, kushtuar artistëve që krijojnë atmosferë, emocione dhe energji përmes muzikës.
DJ-të janë bërë pjesë thelbësore e industrisë muzikore, duke ndikuar trendet, kulturën e klubeve dhe mënyrën se si njerëzit e përjetojnë argëtimin. Nga emra të njohur të muzikës elektronike, si David Guetta, Tiësto dhe Armin van Buuren, deri tek talentet e reja që po shpërthejnë në platformat digjitale, DJ-të sot nuk janë vetëm interpretues, por edhe producentë, krijues dhe marka globale.
Edhe në Kosovë, kultura e DJ-ve është në rritje, sidomos tek të rinjtë që po gjejnë hapësirë në klube, festivale dhe evente të ndryshme. Falë teknologjisë dhe platformave online, ky profesion po shihet gjithnjë e më shumë si një karrierë serioze me mundësi depërtimi në tregun ndërkombëtar.
‘Dita e DJ-ve’ na kujton se muzika është një gjuhë universale.







