Sopranoja e shquar Besa Llugiqi, një nga zërat më të rëndësishëm operistikë të Kosovës, po shënon një tjetër sukses ndërkombëtar me debutimin e saj në Operën Shtetërore të Rumanisë. Pas debutimit historik në Operën e Kosovës me rolin e Violetës në “La Traviata”, Llugiqi vazhdon të dëshmojë nivelin e saj profesional në skena me traditë të gjatë operistike.
Në Bukuresht, ajo do të interpretojë për herë të parë rolin e Mimisë nga opera “La Bohème” e Puccinit, një rol që e ka pjesë të pandashme të repertorit të saj prej më shumë se një dekade. Llugiqi shprehet se Mimi i përshtatet shumë vokalit dhe ndjeshmërisë së saj artistike, duke e konsideruar një nga rolet më të dashura për të.
Shfaqja do të drejtohet muzikalisht nga dirigjenti i njohur rumun Daniel Jinga, ndërsa regjia është e Ionel Pantea. Llugiqi do të performojë më 26 shkurt, derisa ajo e vlerëson këtë bashkëpunim si privilegj, duke theksuar nivelin e lartë artistik dhe traditën e gjatë artistik të institucionit rumun.







