Bishtajoret si fasulet, thjerrëzat, qiqrat, bizelet, etj., janë të pasura me proteina bimore, fibra, vitamina e minerale dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe obezitetit. Sot, në mbarë botën shënohet ‘Dita Botërore e Bishtajoreve’, e shpallur nga Kombet e Bashkuara me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e bishtajoreve në ushqimin e shëndetshëm, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Bishtajoret janë burim i pasur proteinash bimore, fibra, vitamina e minerale, duke luajtur një rol kyç në luftën kundër kequshqyerjes dhe urisë në botë. Përveç vlerave ushqyese, ato kontribuojnë edhe në mbrojtjen e mjedisit, pasi përmirësojnë cilësinë e tokës dhe kërkojnë më pak burime natyrore krahasuar me shumë kultura të tjera.
Kombet e Bashkuara theksojnë se promovimi i bishtajoreve ndihmon fermerët lokalë, nxit bujqësinë e qëndrueshme dhe mbështet sistemet ushqimore më rezistente ndaj ndryshimeve klimatike.







