– Me 3 shkurt, të vitit 1987, Aretha Franklin u bë gruaja e parë nga industria muzikore që u nderua në “Rock and Roll Hall of Fame”. Pas Franklin, më saktësisht në vitin 1988 u nderuan edhe grupi i vajzave The Supremes, duke vazhduar me LaVern Baker dhe Tina Turner, dy vite më vonë.
– Me 3 shkurt, të vitit 2008, këngëtarja britanike Adele, arriti në pozitën e parë me albumin e saj të titulluar ‘19’. Deri në vitin 2011, ky album në të gjithë botën u shit në mbi 6.5 milion kopje.
– Pas 7 viteve të ndarjes së grupit të famshëm ‘Destiny’s Child’, me 3 shkurt, të vitit 2013, grupi u shfaqën përsëri në një performancë, në kampionatin e futbollit amerikan Super Bowl. Grupi u paraqit pa paralajmërim duke befasuar të gjithë dhe performuan disa nga super hitet e tyre, si: Independent, Single Ladies dhe Women.







