Janari dëshmoi edhe një herë se librat e rekordeve botërore nuk mbushen vetëm me arritje sportive apo shkencore, por edhe me ide të pazakonta, shpikje ekstreme dhe sfida që duken absurde, por janë reale.
– Muaji i parë i vitit, solli kontejnerin e plehrave më të shpejtë në botë. Shpikësi britanik Michael Wallhead, vendosi rekord botëror duke ndërtuar kontejnerin e plehrave më të shpejtë ndonjëherë, i cili arriti shpejtësi rreth 127 km/h. Një ide që tingëllon si shaka, por që u certifikua zyrtarisht nga Guinness World Records.
– Një tjetër rekord masiv pjesëmarrjeje u shënua në Indi. Ngjarja edukative “Pariksha Pe Charcha 2026” shënoi një rekord të jashtëzakonshëm me mbi 43 milionë pjesëmarrës të regjistruar, duke u renditur ndër rekordet komunitare më të mëdha të vendosura në muajin janar.
– Një tjetër rekord i pazakontë u shënua në Suedi, kjo për mbajtjen dhe kontrollin e topit të futbollit për mbi 28 orë pa ndërprerje, një sfidë fizike dhe mendore që kërkon përqendrim ekstrem.
– Në Shtetet e Bashkuara një qen i racës Great Dane, u shpall zyrtarisht nga Guinness World Records, si qeni më i gjatë në botë, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm për këtë kategori.
Janari i këtij viti e bëri të qartë një gjë, se në botën e rekordeve nuk ka kufij për kreativitet. Nga shpikje të çmendura e deri te durimi ekstrem njerëzor, çdo ide që sfidon normalen mund të përfundojë në librin e rekordeve botërore Guinness.







