Gjigandët e teknologjisë po përgatiten me produkte dhe ide të reja për vitin 2026, që mund të ndryshojnë mënyrën se si jetojmë, komunikojmë dhe ndër veprojmë me inteligjencën artificiale. Kjo javë na ka sjell lajme të shumta. Kompania Google, ka konfirmuar rikthimin e syzeve inteligjente, këtë herë me dy versione të reja, një palë pa ekran dhe një palë syze të tjera, me ekran të integruar të lidhur me inteligjencën artificiale Gemini. Ndërkohë, OpenAI po përgatit një version të ChatGPT për të rriturit, i cili do të ofrojë biseda më të hapura, përmes sistemeve që synojnë të kuptojnë moshën e përdoruesve nga mënyra e komunikimit.
Një studim tjetër nga Harvardi, ka njoftuar se inteligjenca artificiale mund të manipulojë emocionalisht përdoruesit, duke krijuar varësi dhe ndikim në vendimmarrje. Në anën tjetër, Zvicra po eksperimenton me të ardhmen digjitale: qyteti i Luganos po përdor monedhat bitcoin, si mjet pagese, ndërsa po në Zvicër, kanë zhvilluar një pajisje premtuese për filtrimin e proteinave toksike të Alzheimerit nga gjaku i pacientëve.







