– Më 8 janar, të vitit 2000, Sting u bë me yllin e tij, në bulevardin e famshëm në “Hollywood Walk of Fame”.
– Më 8 janar, të vitit 1972, bendi New Seekers ishin në vendin e parë në tabelën e singla-ve më të dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën ‘I’d Like To Teach The World To Sing (in Perfect Harmony)’. Kënga nisi si një reklamë televizive e Coca Cola-s dhe përfshinte vargun origjinal “I’d like to buy the world a Coke”.
– Në këtë datë, të vitit 2006, The Strokes ishin në pozitën e parë në top listën muzikore britanike, me albumin e tyre ‘First Impressions of Earth’. Ky ishte albumi i tyre i tretë me radhë.
– Në po këtë datë, të vitit 2016, David Bowie publikoi albumin e tij të 25-të dhe të fundit ‘Black Star’, vetëm dy ditë para vdekjes së tij.







