Prishtina do të ndjejë ritmin, elegancën dhe magjinë e festave, me datën 24 dhjetor, në Kino Armata. Gala koncerti i organizuar nga Qendra e Kulturës Alternative ‘Defy Them’, do të bashkojë disa nga muzikantët më të talentuar të skenës, duke krijuar një përvojë të veçantë për publikun. Mbrëmja do të hapet nga Instant Jolly Crew, të cilët do të sjellin një program të veçantë festiv, së bashku me La Fazani dhe UBT Choir, nën drejtimin e dirigjentes Lindita Isufi.
Pas performancës hyrëse, skena i takon SINATA Jazz Orchestra, e cila do të sjellë më të mirën nga repertori festiv i Frank Sinatrës. Me vokalistë dhe muzikantë brilantë, orkestra do të rikrijojë magjinë e klasikeve të Sinatrës, duke i rikthyer tingujt e epokës së artë të jazz-it, në zemër të Prishtinës.
Ngjarja do të zhvillohet në Kino Armata, në Prishtinë duke filluar nga ora 20:30.







