Viti 2025 ka sjellë një sërë titujsh të rinj që kanë pushtuar tregun e librit, duke tërhequr vëmendjen e lexuesve të të gjitha moshave. Nga romane emocionuese e dramë psikologjike, te librat inspirues dhe edukativë, këto janë veprat që kanë fituar zemrat e publikut dhe kanë udhëhequr listat e shitjeve.
Disa nga librat më të shitur të vitit 2025, sipas New York Times, janë:
– “EDGE OF HONOR” nga Brad Thor / Libri i 24-të në serinë Scot Harvath. Në këtë libër, Harvath përballet me një grup elitarësh të fuqishëm dhe të errët, duke u përpjekur t’i ndalë para se të jetë vonë.
– “PROJECT HAIL MARY” nga Andy Weir / Ryland Grace zgjohet nga një gjumë i gjatë, i vetëm dhe larg shtëpisë, ndërsa fati i njerëzimit varet nga ai. Një aventurë shkencore që të mban pa frymë.
– “ATMOSPHERE” nga Taylor Jenkins Reid / Në verën e vitit 1980, Joan Goodwin nis stërvitjen me një grup kandidatësh për programin e ndërtimit të anijes hapësinore të NASA-s. Një histori frymëzuese mbi guximin dhe ëndrrat që sfidojnë gravitetin.
– “ONE GOLDEN SUMMER” nga Carley Fortune / Një fotografe kthehet në vendin ku kaloi një verë si adoleshente dhe takohet përsëri me djalin për të cilin kishte pasur ndjenja atëherë. Një rrëfim i ngrohtë mbi kujtimet dhe emocionet e parë.
– “DO NOT DISTURB” nga Freida McFadden / Quinn Alexander arratiset pas një krimi dhe përfundon në një motel me një të kaluar të errët. Një triler plot tension dhe mister.
Këta libra nuk janë vetëm më të shiturit, por edhe më të dashurit nga lexuesit, duke ofruar histori që emocionojnë, frymëzojnë dhe edukojnë. Pavarësisht preferencave, secili lexues mund të gjejë në këtë listë, një vepër që i përshtatet shijes së tij apo të saj.







