Dita e parë e dimrit shënohet sot dhe këtu nis sezoni i bukur dhe i ftohtë i vitit, me ditë më të shkurtra, net më të gjata dhe peizazhe të mbuluara me akull ose borë në shumë vende, duke sjell një atmosferë unike, të ngrohtë dhe festive.
Sezoni i dimrit është gjithashtu koha për reflektim, qetësi dhe për të shijuar momentet pranë familjes dhe miqve. Përveç temperaturave më të ulëta, dimri ofron edhe mundësi për aktivitete të veçanta, si: ski, patinazh, apo shëtitje në natyrë, për të shijuar bukurinë e sezonit.
Edhe pse temperaturat bien, dimri sjell një magji të veçantë, pemë të zbukuruara, ndriçime festive, aroma të ngrohta nga gatimet e shtëpisë dhe net të qeta për reflektim. Po ashtu, është koha për të veshur shallin më të butë, për të shijuar një filxhan kakaoje të ngrohtë në ambiente të hapura si dhe për të ndarë kohë e buzëqeshje me ata që i duam.
Dimri nuk është vetëm stinë e ftohtë, është stinë për të ndjerë ngrohtësinë e brendshme, për të shijuar çdo moment dhe për të përjetuar magjinë e festave që vijnë bashkë me të.







