Më 24 dhe 25 dhjetor, pritet të nisin ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, me duele që premtojnë emocione të forta. Bashkimi sfidon GO+ Pejën, kampionia aktuale Trepça përballet me Golden Eagle Yllin, Rahoveci 029 takohet me Borën, ndërsa Vëllaznimi ndeshet me Sigal Prishtinën.
Formati mbetet me nga dy ndeshje në çerekfinale dhe po ashtu në gjysmëfinale, ku fituesit e çifteve sigurojnë biletën për finalen e madhe.
Në gjysmëfinale, fituesi i Bashkimi–GO+ Peja do të luajë me fituesin e Vëllaznimi–Sigal Prishtina, ndërsa fituesi i Trepça–Golden Eagle Ylli përballet me fituesin e Rahoveci 029–Bora.
Trepça hyn në këtë edicion si mbrojtëse e trofeut.







