Edhe kjo javë na ka servuar shumë të reja teknologjike. Google ka lansuar Veo 3.1, version ky më i fundit i teknologjisë së saj të krijimit të videove me inteligjencë artificiale, që sjell përmirësime në cilësinë e videos, audio dhe mjete të avancuara redaktimi, duke e bërë krijimin e përmbajtjeve më realist dhe më të thjeshtë.
Në fushën e sigurisë online, Meta ka njoftuar për masa të reja të mbrojtjes së adoleshentëve nga chatbot-ët AI, duke i dhënë prindërve mundësi kontrolli dhe monitorimi për ndërveprimet e fëmijëve me inteligjencën artificiale. Kur jemi tek inteligjenca artificiale, Lynn White, një grua nga Kalifornia, ka fituar një betejë gjyqësore duke përdorur ChatGPT dhe mjete të tjera të AI, si ndihmë ligjore për të sfiduar një njoftim dëbimi nga shtëpia e saj.
Të reja këtë javë kemi edhe nga Uber, që ka nisur shërbimin e ri “Uber Air” që ofron fluturime urbane me helikopter, duke reduktuar udhëtimet prej orësh në vetëm 10 minuta, me plane për të zgjeruar këtë shërbim globalisht deri në vitin 2026.







